Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, është parë në një ndejë ku ka pasur të shtëna me armë në një ngjarje në komunën e Deçanit.

Kreu i Qeverisë i “mbytur” nën tingujt e këngëve patriotike, kishte shtënë me armë zjarri teksa ishte shoqëruar nga persona të tjerë me rafale armësh.

Ndonëse nuk e kishte pasur armën në brez, Haradinaj revolen ua kishte marrë personave që po e shoqëronin në këtë aheng.

Përveç kryeministrit Ramush Haradinaj, sinjalizuesit kanë deklaruar se edhe vëllai i tij, Daut Haradinaj ka shtënë disa herë.

Ngjarja ka ndodhur më 16 qershor të këtij viti, në Bjeshkën e Bellës në Deçan me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Komunës së Pejës dhe Deçanit, raporton Sinjali.

Sinjalizuesit raportojnë se aty janë shkrepur mijëra fishekë. Pjesa dërrmuese e armëve kanë qenë ilegale, por nuk kanë munguar as të shtënat me armë zyrtare. Nga pamjet shihet se një person gjuan me armën e tipit“AK47”.

E gjithë festa e shoqëruar me të shtëna rafale armësh, kishte ndodhur në sy të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, por për “habi” deri më tash, askush nuk është shoqëruar në Polici.

Loading...