Emre është fejuar me Burxhun dhe blen shtëpinë ngjitur me Arzun. Mehmet dhe fëmijët surprizojnë Arzun për ditëlindje. Arzu i tregon Mehmetit se Burxhu është zhvendosur në shtëpinë ngjitur tyre me të fejuarin e saj. Komisari arreston të gjithë të dyshuarit për helmimin e Elifit.

Mehmet dhe Arzu i thonë komisarit se nuk e njohin Elifin. Burxhu habitet kur mëson se helmin që i hodhi Arzus e ka pirë Elifi. Ajo hiqet si e pafajshme para komisarit. Pelin ka frikë mos zbulohet se helmin Burxhu e kishte marrë prej saj.

Oja pranon se e njeh Elifin dhe i thotë komisarit se ajo nuk ndodhej në festë. Komisari mendon se Oja po gënjen. Serhan i tregon komisarit se Elif ndodhej në festë por Oja nuk e pa atë. Merve bën sikur nuk e njeh Elifin.

Komisari pyet Merven edhe për vdekjen e Edipit por ajo i thotë se ishte aksident. Të gjithë e nxjerrin veten të pafajshëm para komisarit. Emre fillon të dyshojë për Burxhun kur mëson se ajo është marrë në pyetje në polici. Komisari kupton që të gjithë po gënjejnë dhe po fshehin fajtorin