Xhirimi i publikuar në “La Verita” nuk është marrë nga burime në PSP, thotë prokurori publik shtetëror, Lubomir Joveski.

“Xhirimi në mediat italiane nuk është marrë nga burime të PSP-së, ajo është pjesë e procedurës dëshmuese, deklaroi për Dojçe Velen, prokurori shtetëror publik, Joveski, i cili momentalisht është jashtë vendit.

Nga Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, që e udhëheq lëndën “Reket”, nuk precizojnë nëse xhirimin e kanë të njohur dhe nëse e kanë si dëshmi materiale.

“Të gjitha dëshmitë, të cilat Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion i posedon në lëndën, për të cilën tregoni interes do t’i prezantoj para gjykatës kompetente gjatë procedurës gjyqësore eventuale. Lënda është në fazë hetimi, në të cilën në vazhdimësi punohet në sigurimin e të gjitha dëshmive”, thonë nga Prokuroria.

As nga “La Verita” as nga kompetentët në vend, tash për tash nuk ka sqarim si xhirimi, i cili është material i mundshëm dëshmues në hetim për “Reket” ka arritur deri te gazeta italiane dhe nëse i komprometon dëshmitë.

Sipas ekspertëve juridikë, me të cilët ka kontaktuar Dojçe vele, me publikimin e xhirimit nuk janë komprometuar dëshmitë për “Reket”. Thonë se xhirimi i publikuar bëhet dëshmi valide në procedurë.