Sipas Foria Relief, kompania që prodhon produkte femërore revolucionare, tamponët me kanabis mund të ndihmojnë kundër dhimbjeve menstruale.

Kjo, për shkak të përbërësve që ka bima e kanabis, e njohur si THC e CBD.

Për më tepër, tampon vendoset pranë pikës ku nis dhimbja dhe kjo mund të ulë me lehtësi dhimbjet e barkut.

Pjesa më e madhe e grave që kanë provuar tamponët ka konfirmuar se kanë patur lehtësim të simptomave menstruale brenda 15-30 minutave.

Si pasojë, disa prodhues, kanë rekomanduar të shkruhet në përshkrimin e tamponëve, nëse gratë kanë probleme me dhimbjen e shpinës.

Marijuana ka një histori të gjatë kulturore si ilaç për lehtësimin e simptomave.

Ndaj, në shumë vende ku marijuana është e ligjshme, prodhuesit ia kanë shtuar produkteve të tyre. Natyrisht, këto produkte kanë një çmim më të lartë.

Edhe pse nuk janë të disponueshme për ne, është e mundur të gjenden në Kolorado dhe Kaliforni dhe çmimi për 4 tamponë është afërsisht 39 euro.

Loading...