Sipas Solskjaer, Unitedi ka mjaftueshëm sulmues në skuadër për të mbuluar boshllëkun e Lukakus, prandaj edhe kanë vendosur që të mos blejnë 9-sh. Sulmuesi belg iu bashkua Interit këtë javë për 80 milionë funte. Ai ishte dëshira speciale e Antonio Contes për projektin e ri të italianëve.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka sqaruar vendimin e klubit për të mos blerë një zëvendësues për Romelu Lukaku, i cili iu bashkua Interit për 80 milionë euro të enjten, duke thënë se golat e belgut do t’i shënojnë sulmuesit tjerë që ka në skuadër.

Lukaku me Solskjaerin dhe Jose Mourinhon nën udhëheqje, shënoi 28 gola në 66 paraqitje në Premierligë për “Djajtë e Kuq”, derisa është akuzuar shpesh se ‘zhduket’ ndaj ekipeve të mëdha.

Tashmë Lukaku i ka dhënë lamtumirën Unitedit, duke provuar një sfidë të re në Serie A, ndërsa “Djajtë e Kuq” kanë vendosur përfundimisht që të mos blejnë sulmues.

“Natyrisht, Romelu ka rekord dhe statistika të mira – ai është një ndër 9–shit më të mirë rrotull për ata që duan të luajnë me kësi lloji sulmuesi, ai është njeri i zonës dhe e ndjek golin”, tha Solskjaer.

“Por, unë jam shumë i bindur se do të kemi gola nga [Anthony] Martial, Rashford… Dan James do të luajë dhe do të krijojë, Jesse Lingard do të shënojë më shumë. Këtë sezon do të kemi sulm të ndryshëm”.