Skerdi ka një befasi për fansat e tij.

Skerdi, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që sot do ta publikojë këngën e re.

Ai tha se kjo këngë është realizuar para disa vitesh dhe se është njëra ndër projektet e tij më të pëlqyera.

Titulli i këngës është “Goodbye”, ndërsa pritet të publikohet sot (e shtunë) në orën 17:00.

“Dicka per ju sot”, ka shkruar Skerdi, ndërsa mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe ky artist.