Procedurë për kundërvajtje ndaj qytetares humaniste nga Shkupi, e cila grafitin me përmbajtje shoviniste dhe raciste “Vdekje për shqiptarët” e ka mbuluar me grafit tjetër me përmbajtje humane dhe paqesore „Vdekje urrejtjes, dashuri për të gjithë!“.

Edhe kjo ndodh në Maqedoninë Veriore, nuk dënohen autorët e grafiteve me përmbajtje shoviniste dhe raciste kundër shqiptarëve, që kërkojnë vdekjen e tyre, por dënohen ata që turpin e të tjerëve e mbulojnë me porosi humane, përmbajtjet e urrejtjes i mbulojnë me përmbajtje dashurie mes njerëzve me përkatësi të ndryshme etnike, fetare dhe gjuhësore!

Që ironia të jetë më e madhe, nënshkrues i këtij akti për procedurë kundërvajtëse kundër qytetares humaniste nga Shkupi është një kuadër shqiptar!

Shkruan: Abdulla Mehmeti