I dhurojmë, na i dhurojnë – unazat janë një simbol shumë i përhapur që prej lashtësisë e deri më sot. Ato lidhen me dashurinë, pushtetin, premtimet dhe me dëshira të përjetshme. Historia e unazave dhe domethënia e vendosjes së tyre në gishtërinj është një temë intriguese për këdo, që dëshiron të përcjellë mesazhin e duhur nëpërmjet tyre.

Duke ju referuar strukturës së saj unaza është një rreth i pathyeshëm, i cili në shumë kultura ka kuptimin e përjetësisë. Ato përdoren për të simbolizuar një lidhje që nuk do të marrë fund kurrë.

Në kuadrin e martesës shkëmbimi i unazave nënkupton bashkimin, vazhdimësinë e jetës martesore. Për disa simbolizojnë fuqinë e magjisë dhe personi që e mban posedon disa fuqi të caktuara prej saj. Fuqia magjike vjen nga materiali i unazës dhe ndërthurjes së botëve reale me atë shpirtërore. Në kuptimin fetar, simbolizon përjetësinë, perfeksionin e Zotit.

Për shumë shekuj materiali shoqërues ishte një gur i çmuar, i cili tregonte pozicionin shoqëror dhe privilegjet që përfaqësonin. Kur mbreti i dhuronte një unazë dikujt, ai e merrte atë nën mbrojtje, ndërsa një dokument i vulosur me emblemën e unazës së mbretit nënkuptonte sovranitetin e fronit mbretëror. Në një unazë dallohet qarku i plotësuar i jetës. Ashtu sikurse ditët dhe vitet tona përsëriten në ciklin e pafund të jetës dhe vdekjes, edhe unaza ka kuptimin e një cikli fuqie dhe plotësimi. Disa e shohin unazën si shembullin e rimishërimit. Të tjerë ndihen të qetë kur përdorin një unazë, pasi ka kuptimin e tërësisë dhe është një hajmali kundër të këqijave.

Kur vendosim një unazë në dorën e majtë krijojmë një marrëdhënie mes trupit dhe jetës, ndërsa dora e djathtë tregon anën tonë krijuese dhe aspektin e të dhuruarit. Me anë të dorës së majtë marrim energji, ndërsa me të djathtën japim. Secili gisht përfaqëson cilësi të veçanta: Jupiteri apo gishti tregues ka lidhje me besimin te vetja, ambicien.

Personat Jupiter janë të prirur që të marrin role ekzekutive dhe duan të bien në sy. Saturni apo gishti i mesit quhet timoni i ekuilibrit të personalitetit midis të drejtës dhe të gabuarës. Apollo ose gishti i unazës ka cilësitë përfaqëson krijimtarinë. Mërkuri ose gishti i vogël shpreh energjinë për të komunikuar dhe manifeston inteligjencë të pastër. Gishti i madh është i vetmi, i cili nuk mbart një emër nga perënditë e lashta greke. Ai përfaqëson vullnetin personal dhe universal, një cilësi që e kemi nga vetë ndërtimi ynë njerëzor.

Kujdes! Tani duhet ta vini unazën në gishtin që mendoni se ju përfaqëson më së miri.

Loading...