Një autobus i linjës Tiranë- Prishtinë ka shpërthyer në flakë këtë pasdite në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 për shkaqe ende të pazbuluara. Shoferi ka pikasur flakët dhe menjëherë ka ndaluar. Pasagjerët kanë dalë me shpejtësi, por përveçse momenteve të panikut fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. E sipas kompanisë autobusi mori flakë për shkak të temperaturave të larta.

Këtë e ka konifrmuar agjencioni turistik “Ariani” nga Mitrovica, autobusi i së cilës është djegur teksa po udhëtonte në relacionin Durrës-Mitrovicë.

“Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera”, ka deklaruar kompania.

Kompania njofton se pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndoshë e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.

“Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta. Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara”, thuhet në njoftimin e kompanisë turistike “Ariani”.

Loading...
Global