Shkencëtari  Seamus Blackley, pati mundësinë të piqte bukë duke përdorur një maja 4.500-vjeçare që u gjet në vazo të lashta egjiptiane. Sipas Blackley, buka e asaj kohe është shumë më e mirë se sot. “Të përsërisnim të njëjtën bukë që egjiptianët e lashtë e prodhuan mijëra vjet më parë nuk ishte e lehtë”, tha fizikanti.

Për të prodhuar maja cilësor, është e nevojshme të lihet jashtë një përzierje mielli dhe uji në mënyrë që të mund të mbledhë mikrobe dhe baktere nga ambienti i tij përreth. Por mjedisi ynë ka pësuar ndryshime të rëndësishme që nga kohërat e lashta; Mikrobet e sotme ajrore janë të ndryshme nga ato të 4500 vjet më parë, që do të thotë se edhe maja moderne është e ndryshme, madje edhe maja natyrale.

“Ideja ishte të krijojmë një brumë me përbërësit e njëjtë të saktë të përdorur 4500 vjet më parë,” shpjegoi Blackley. “Aroma e kësaj majeje është e ndryshme nga çdo gjë që kam provuar ndonjëherë.”

dhuro

Fatkeqësisht, për të gatuar brumin, Blackley u detyrua të përdorë mjete moderne gatimi. Por ai shpreson të bëjë një eksperiment tjetër, duke përdorur një furrë me dru terrakota si ato të përdorura nga egjiptianët e lashtë.

“Aroma dhe shija janë të jashtëzakonshme. Jam i entuziazmuar, ” shkroi në Twitter Blackley pasi shijoi bukën e vjetër. “Kjo është e pabesueshme dhe jam i habitur që eksperimenti funksionoi”.

Loading...
Global