Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon deklaratën e djeshme të Kryeministrit Zoran Zaev në të cilën ai tha se nuk do të lejojë ndonjë gazetarë kapriçioz të shkarkojë këtë qeveri nga pushteti. Fjalimi i tillë që përmban agresion ndaj gazetarëve nga ana e Kryetarit të Qeverisë mund të nxisë dhunë ndaj kolegëve tanë, ndërsa me këtë mund të përkeqësojë sigurinë e tyre dhe të kufizojë lirinë e shprehjes.

Kërkojmë nga Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev menjëherë t’u kërkojë falje gazetarëve, para së gjithash kolegut Branko Geroski nëse kjo deklaratë ishte e dedikuar për të dhe në të ardhmen të përmbahet nga diskreditimi i tillë i gazetarëve.

Kryeministri Zaev si Kryetar i partisë në pushtet duhet të demonstrojë se ka kapacitete të përballohet me kritikën që vjen nga gazetarët, dhe me atë të jep shembull për anëtarët e tjerë të Qeverisë, por edhe për opinionin maqedonas në përgjithësi. Në vend se të llogaritet me gazetarët kritik ai duhet t’i inkurajojë ato në përpjekjet e tyre për të zbuluar keqpërdorimin e pushtetit, ndërsa institucionet duhet të reagojnë.

Në të njëjtën kohë, në deklaratën e tij, Kryeministri përdori fjalim të papërshtatshëm kundër anëtarëve të komunitetit LGBTI që nuk i takon një politikanit serioz dhe bartës i një posti kaq të lartë. Si gazetarë dhe shoqatë e cila mbron barazinë dhe mos diskriminimin në të gjitha fushat, gjithashtu dënojmë edhe këtë pjesë të deklaratës së Kryeministrit Zaev dhe kërkojmë që ai publikisht të kërkojë falje.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Loading...