Opozita dhjetë herë do të flasë për zgjedhje, vetëm që ta evitojë sfidën kyçe, si të sigurojmë që të gjithë të përgjigjen për krimin dhe të miratohet ligji për prokurori publike, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për qëndrim për afatin e zgjedhjeve parlamentare, gjatë vizitës së sotme në “Eurokompozitin” e Prilepit.

Sipas saj, fillimisht është i rëndësishëm konsensusi për ligjin për prokurori publike, sidomos që opozita, thotë, deklarohet se është për BE-në dhe NATO-n.

“Unë nuk e kam të qartë se opozita nuk kërkon zgjedhje, por dëshiron të shmangë diskutime, votime, mbështetje të ligjit që do të garantojë luftë me krimin dhe korrupsionin. Dhjetë herë do të flasin për zgjedhje, vetëm që të ikin nga sfida kyçe, e ajo është që të sigurojmë të përgjigjen të gjithë që kanë bërë krim. Për këtë na nevojitet ndryshim në Ligjin për prokurori publike, për çka edhe ata, opozita, janë të detyruar të japim mbështetje”, tha Shekerinska.