Mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, ka mbetur i kënaqur nga fitorja 3-1 që “los blancos” arritën në fushën e Celta Vigo. Skuadra “merengues” e nisi mbarë këtë sezon, fakt ky që është i rëndësishëm për mbrojtësin.

“Janë 3 pikë të rëndësishme. Ta nisësh sezonin me një fitore të jep besim, sidomos kur ai vjen nga një ndeshje jashtë fushe dhe pas shumë kritikash që kemi marrë gjatë verës”, tha Ramos.

“E dimë që ky është vetëm fillimi dhe se duhet të punojmë shumë. Forca e grupit doli në pah pas kartonit të kuq të Modric, duke duruar dhe fituar dhe kishim një marsh më shumë”, u shpreh mbrojtësi.

Sergio Ramos karikon skuadrën: “Pas kësaj fitore duhet te hedhim pas krahëve të gjitha momentet e këqija të muajve të fundit. Duhet të përqendrohemi te puna dhe rruga jonë, me dëshirën për të ngritur një qiell titullin”.

Loading...