Senati italian shtyu më 20 gusht çdo vendim mbi fatin e qeverisë së Giuseppe Conte, i cili do të flasë këto ditë para parlamentarëve, por nuk mund të rrëzohet me një votë mosbesimi.

Senatorët hodhën poshtë sot në mbrëmje një propozim të ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, kreu i Legës (ekstremi i djathtë), që parashikonte nënshkrimin e fundit të qeverisë që formoi 14 muaj më parë me Lëvizjen Pesë Yjet.

Të enjten e kaluar, ministri i Brendshëm dhe kreu i Legës (ekstremi i djathtë), Matteo Salvini, bëri një veprim të befasishëm duke prishur aleancën qeveritare me Lëvizjen Pesë Yjet (M5S, antisistem) pas 14 muajve në pushtet.

Përballë letargjisë së muajit gusht dhe qëndrimit dominues në sondazhe (36/38% të votave, 20 pikë më shumë se në pranverë 2018) pasi ka sulmuar për muaj të tërë partnerin qeveritar, ai mendon se është kryesues dhe e shikon veten në krye të vendit pas zgjedhjeve të parakohshme që kërkon të zhvillohen në muajin tetor.

Loading...
Global