Ka një mal me të dhëna se ushtrimet fizike ndikojnë në jetëgjatësi.

Ato reduktojnë shumë rreziqe shëndetësore. Një studim i fundit nxjerr dritë mbi rëndësinë e të ushtruarit në ritëm, shkruan Express.co.uk.

Nga ky studim i nxjerrë prej EuroPrevent 2019, çelësi i zgjatjes së jetës qëndron te rritja e fuqisë së muskujve.

“Ngritja nga karriga në pleqëri dhe goditja e topit më shumë varet nga fuqia e muskujve sesa nga forca e tyre, por megjithatë stërvitjet me peshë përqendrohen te kjo e fundit”, ka thënë autori i studimit, Claudio Gil Araujo.

“Studimi ynë tregon se njerëzit me më shumë fuqi të muskujve kanë tendencë për të jetuar me gjatë”.

Ngjitja e shkallëve thuhet se kërkon fuqi, sa më shpejt për t’u ngjitur duhet më shumë fuqi te një person. Kurse shtyrja e një objekti ose një makine që ka prishje në bateri kërkon forcë.