Buzeqeshja është si një pasaportë. Kush nuk do e pëlqente të kishte një buzëqeshje të ndritshme si ato të yjeve të Hollivudit? Krahas kontrolleve të vazhdueshme tek mjeku stomatolog, çelësi i bardhësisë ndikohet dhe në zgjedhjet individuale. Të shumtë janë shkaktarët që venisin buzeqeshjen duke i humbur bardhësinë, siç mund të jetë vera e kuqe, kafeja, duhani, salca e sojës etj.

Pirja e cigareve krahas sëmundjeve serioze që shkakton ndikon negativisht dhe në shëndetin oral. Pirja e duhanit ndikon te dhëmbët dhe kjo mund të çojë në sëmundjen e mishërave, në humbjen e dhëmbëve dhe mund të shkaktojë edhe kancer të gojës në disa raste. Dhëmbët e një duhanpirësi janë të ekspozuar ndaj mijëra kimikateve të gjetur në tymin e cigareve. Kjo përfshin elementët e ngjyrosur në tym që mund të përfundojnë në sipërfaqen e dhëmbëve ose të depërtojnë në indet e tyre, duke shkaktuar njolla që nuk largohen lehtë.

Një sondazh i kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se rreziku i zverdhjes së dhëmbëve tek duhanpirësit është 2.4 herë më i lartë se te jo-duhanpirësit.

Duhani me ngrohje duke eleminuar djegien, jo vetëm mundëson që produkti të eleminojë derinë 95% të kimikateve të dëmshme krahasuar me ato të matura në tymin e cigareve, por gjithashtu dhe zvogëlon mundësinë e krijimit të njollave në dhëmbë krahasuar me ato të shkaktuara nga tymi i cigareve.

Gjithsesi, ndërprerja e pirjes së duhanit dhe produkteve të tjera që përmbajnë nikotinë është zgjidhja më e mirë që duhanpirësit mund të bëjnë, përfshirë shëndetin oral dhe ruajtjen e ngjyrës së dhëmbëve.

Sipas një studimi të realizuar nga Philip Morris, ku krahasohen ndikimet që kanë në smaltin dhe indet e dhëmbëve pirja e cigareve tradicionale dhe përdorimi i duhanit me ngrohje, vihet re se ndryshimi i ngjyrave të shkaktuara nga duhani me ngrohje nuk mund të vërehet me sy të lirë.

Në këtë studim thuhet gjithashtu se edhe pse dhëmbët e ekspozuar ndaj aerosolit nuk morrën ngjyrë të dukshme, ato sërisht ndikohen nga ekspozimi ndaj nikotinës. Nikotina në gjendjen e saj origjinale nuk është e ngjyrosur, ajo merr ngjyrë të verdhë kur oksidohet, e cila mund të jetë përgjegjëse për ndryshimin e lehtë të ngjyrës së dhëmbit.

Fakti se mungesa e djegies është një faktor i rëndësishëm në ndikimin e reduktuar të ngjyrosjes së dhëmbit falë pajisjeve elektronike që mundësojnë ngrohjen e fijeve të duhanit, u provua dhe ngarezultatet e arritura prej studimit.

Pasja e një buzëqeshjeje të bardhë e të ndritshme tani është vërtet e mundur falë alternativave më pak të dëmshme që shkenca dhe teknologjia ofrojnë.

Loading...