Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Titanik” dhe “Titanik 3”.

Seanca e fundit për rastin “Titanik” u anulua për shkak të mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev.
përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova.

Në lëndën “Titanik” krahas Gruevskit, Janakieskit dhe Jankulloskës, akuzohen edhe Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata akuzohen për mohim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës.

Seancë gjyqësore do të mbahet edhe për rastin “Titanik 3”, në të cilën të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri të BDI-së.

Ata dyshohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kanë shkatërruar materialin zgjedhor dhe kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Loading...