Legjenda e Manchester United, Paul Scholes është i shqetësuar për mesfushën e “Djajve të Kuq”.

Pavarësisht fitores së thellë ndaj Chelseas, Scholes mendon se Solskjaer duhet të luajë në stilin e kundërsulmeve.

“Do të shqetësohesha. Është një lojtar i ri, i cili nuk ka luajtur shumë futboll. Mendoj se kundër klubeve të forta, sistemi i kundërsulmeve do të funksiononte. Nuk mendoj se janë klub si City e Chelsea të cilët e dominojnë lojën. Nuk janë mjaftueshëm të mirë për të bërë këtë gjë”, deklaroi ai.

Loading...