Ylli i Atletico Madrid, Saul Niguez, ka komentuar së fundmi transferimin e Antoine Griezmann tek skuadra e Barcelonës.

Griezmann i është bashkuar skuadrës katalane gjatë kësaj vere, në një marrëveshje prej 120 milionë eurove.

Mesfushori spanjoll, Saul, shpreh mendimin se largimi i francezit i ka hapur shumë telashe skuadrës së Atleticos.

“Ai veçse kishte vendosur të largohej, por ai më befasoi. Ai ishte lojtar shumë i rëndësishëm për Atleticon, dhe largimi i tij bën situatën më të komplikuar” ka thënë Saul për ‘Cadena Cope’.

“Atletico qëndron mbi secilin lojtar. Largimi i tij nuk ishte në mënyrën më të mirë të mundshme” ka thënë tutje mesfushori.

Griezmann ka pasur impakt mjaft të madh me Atleticon, duke shënuar 50 gola në 133 ndeshje.