Sarkofagu’ i çelikut dhe betonit i ndërtuar për të mbuluar radioaktivitetin e shkaktuar nga katastrofa bërthamore e vitit 1986 në Çernobil është afër shembjes.Ekspertët thonë se ekziston një probabilitet ‘shumë i lartë’ që ndërtimi prej 400,000 m³, me peshë prej 7.2m kg, është afër shembjes.

Firma ukrainase e ngarkuar për ruajtjen e sigurisë së ish termocentralit ka nënshkruar një kontratë prej 70 milionë euro për t’u marrë me këtë problem deri në vitin 2023.

Ajo ka punësuar një kompani ndërtimi për të asistuar punën e 600,000 punëtorëve sovjetikë që filluan të ndërtojnë shtresën origjinale më pak se dy muaj pas katastrofës, transmeton lajmi.net.

Një zëvendësim prej 2 miliardë eurosh të sarkofagut origjinal, të cilit iu deshën nëntë vjet për t’u ndërtuar.