Sulmuesi anësor i Manchester City, Leroy Sane pritet që të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë pas lëndimit të ligamenteve të gjurit, ka lajmëruar sot klubi anglez

Gjermani doli jashtë pas lëndimit të gjurit në fillim të ndeshjes se Community Shield kundër Liverpoolit, një javë më parë.

Lëndimi vjen pas spekulimeve për të ardhmen e 23 vjeçarit, me Bayern Munich që vazhdimisht është lidhur me transferimin e lojtarit. Sane’s i është ofruar kontratë e re nga skuadra kampione e Anglisë, por ai nuk e ka nënshkruar. Ai ka edhe dy vite kontratë nga marrëveshja e tanishme.

“Leroy do ti nënshtrohet operimit javën e ardhshme”, thuhet në komunikatën e klubit. “Manchester City do ta mbështete Leroy’in në të gjitha gjërat që ka nevojë dhe të gjithë në klub i dëshirojmë atij rikuperim sa më të shpejt”.

Lajmi është edhe një goditje për Pep Guardiolan, i cili me çdo kusht dëshironte që mos të lejonte kalimin e lojtarit në Gjermani, por tani ai duhet të ia del pa të për disa muaj.

City ka bërë katër nënshkrime këtë verë por ato nuk janë në sulm, ata kanë investuar 100 milionë funte në mesfushorin Rodri të Atletico Madridit dhe kanë transferuar në shkëmbim mbrojtësin Joao Cancelo. /