Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka treguar se është kundër përdorimit të teknologjisë së ndihmësit të videove (VAR), i cili po përdoret në Premierligë për herë të parë këtë sezon.

Teknologjia mori kritika në fundjavën e dytë të sezonit pasi anuloi një gol fitues në minutat e fundit për Manchester Cityn në ndeshjen e tyre kundër Tottenham Hotspur.

“Nuk më pëlqen VAR-i. Kjo është përgjigja ime. Mua nuk më pëlqen sepse e dua futbollin ashtu si është”, ka thënë Salah në një intervistë për CNN.

“Është sikur që gjyqtarët bëjnë gabime, me agresionin e lojtarit ndonjëherë. Unë pranova futbollin me gabimet e gjyqtarit dhe gabimet e lojtarëve. Ky është futbolli më tërheqës”, ka thënë Salah.

Loading...