Tragjedi në Kaliforni Tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u lënduan pasi një shkëmb u rrëzua vetëm disa metra larg nga një kullë roje në Kaliforni të premten. Incidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 02:55 të mëngjesit me kohën lokale, transmeton rtv21.tv. Reaguesit e parë, përfshirë rojet e shpëtimit, u nisën drejt rrënojave dhe filluan të gërmojnë viktimat nga gërmadhat. Një viktimë femër, e cila ende nuk është identifikuar, është shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes. Ndërsa, dy viktimat e tjera u transmetuan në spital në një gjendje kritike, por më vonë vdiqën./21Media