Po kap 35-vjetorin së shpejti dhe Cristiano Ronaldo nuk ka rënë aspak nga forma e tij sportive. Përkundrazi, portugezi shfaqet gjithmonë me një trup perfekt, plot me muskujt dhe i pandalshëm në fushën e lojës.

Sekretet e formës së tij janë shumë, duke nisur nga dieta ushqimore, stërvitja intensive, e deri te mënyrat popullore që sulmuesi i Juventusit përdor.

Së fundmi, ka qenë vetë Ronaldo i cili ka zbuluar një “sekret” të formës së tij. Ai ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një foto, në të cilën shfaqet duke bërë dush në një vaskë druri.

Sipër shkruan:

Rigjenerim dhe meditim”

Kështu, ylli i Juventusit, iu ka treguar ndjekësve të tij se në përgatitjen për fillimin e sezonit të ri futbollistik ai po punon fizikisht dhe mendërisht.

View this post on Instagram

Recovery and meditation 🧘‍♂️ 👌🏻

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on