Cristiano Ronaldo e ka pranuar se ka mundur t’i bashkohej Barcelonës në vitin 2003, por përfundimisht ishte bindur nga Sir Alex Ferguson për të kaluar në Manchester United.

Superylli portugez ishte talent shumë premtues në fillimin e karrierës së tij dhe të vetëdijshme për këtë ishin klubet kryesore evropiane, duke e parë potencialin që ai tregonte në fanellën e Sportingut,

Përveç Barcelonës, edhe Real Madridit, Interi, Arsenali dhe Valencia kishin shprehur interesim për të.

Madje, Ronaldo ishte takuar me atëherë trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, për një kalim të mundshëm në klubin londinez.

Në fund, Unitedi i Fergusonit e rrëmbeu talentin që më vonë do t’i fitonte pesë Topa të Artë.

Ronaldo i mori hapat e parë prej një profesionisti të vërtetë në Angli para se të kalonte në Real Madrid më 2009. Ndërsa nga viti i kaluar, karrierën e tij të bujshme, 34-vjeçari po e vazhdon në Itali me Juventusin.

Ronaldo zbuloi për TVI sesi rrodhi karriera e tij në aspektin e transferimeve: “Në atë kohë kisha kontakte me shumë ekipe tjera, Valencia për shembull ishte ndër to”.

“U takova me Arsene Wenger dhe isha gati të shkoja në Arsenal”, shtoi ai.

“Kam biseduar edhe me Barcelonën, Real Madridin dhe Interin, por pas ndeshjes miqësore kundër Manchester United, i cili ishte i interesuar në mua, ky klub i përshpejtoi bisedimet dhe më bleu”, zbuloi Ronaldo.

Loading...