“Giallorossi” e udhëheqin garën për sulmuesin argjentinas të Interit, i cili megjithatë do ta pëlqente transferimin në Juventus

Mauro Icardi ëshë futbollisti më i kërkuar në Itali,

Argjentinasi pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere dhe interesimi për sulmuesin e rrezikshëm është i madh.

Roma aktualisht është përpara në garë për ish-futbollistin e Sampdorias, shkruan Sky Sprort Italia.

Mirëpo, Juventusi e Napoli e kërkojnë po ashtu sulmuesin e rebeluar të Nerazzurri, të cilin nuk e do në ekip trajneri i ri, Antonio Conte.

Dëshirë e Icardit është të transferohet në Juventus, i cili është klubi më i madh që e do atë.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të shkëmbehet me Paulo Dybalan.

Por, në opsion është edhe shkëmbimi i Icardit me Edin Dzekon e Romës.

Ndërkohë, interesim për futbollistin ka shfaqur edhe Monaco në Francë.

Interi i kërkon 70 deri në 80 milionë euro për Icardin.

Loading...