Gianluca Rocchi i ka tërhequr vërejtjen gjyqtarëve që “VAR mos të përdoret si justifikim nga ta, pasi që ata duhet të marrin vendime edhe nga ajo që shohin në fushë”

Teknologjia për herë të parë në Europë u përdorë dy vite më parë në Serie A, derisa tani do të përdoret edhe në Premier Ligë dhe në fazat e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

“Nëse do të kishte VAR në ditët e mija, do të kisha shmangur shumë net pa gjumë”, ka treguar gjyqtari italian më përvojë, Gianluca Rocchi për Gazzetta dello Sport.

45 vjeçari referoi ndeshjen finale të Europa Ligës në mes të Chelsea dhe Arsenal në maj të këtij viti, derisa drejtësi ka ndarë edhe në 246 ndeshje në Serie A, shkruan GazetaExpress.

“E vërteta është se kur gjyqtarët bëjnë një gabim, ai do ta vuajë atë më të vërtetë, por mënyra më e mirë është t’i ndihmojmë ata duke i përmirësuar. VAR më shumë mund të konsiderohet si një gjë që të jep më shumë siguri, një gjë që shmang dëmet serioze”.

“Megjithatë, duhet të përdoret në mënyrën e duhur. VAR është një mbështetje për gjyqtarët, jo për të tjerët. Gjyqtari në fushë ende mbetet kryesori sepse ai do ta ndaj drejtësinë, ai do të marrë vendimet dhe të marrë përgjegjësi, pa hezituar”.

“Kjo është margjina pse është krijuar VAR. Përndryshe, ne u bëjmë shumë presion kolegëve në VAR të cilët ndonjëherë i bëjnë problemet më të mëdha se duken”.

“Ne po ashtu nuk jemi në garë me teknologji, pasi që ne jemi qenie njerëzore dhe raporti me lojtarët në fushë është edhe më i rëndësishëm. Disenjatori Nicola Rizzoli vazhdon që të kritikoj të gjithë ata të cilët kryqëzojnë gjyqtarët që ndajnë drejtës, unë pajtohem me të”. /

Loading...
Global