Veterani i mesfushës është në kërkim të klubit të ri pasi u nda nga Bayern Munichu këtë verë

Franck Ribery nuk e ka ndërmend të heq dorë nga futbolli,
Veterani i mesfushës u nda nga Bayerni Munichu gjatë kësaj vere dhe tash është në kërkim të një klubi të ri.

Sipas mediave italiane, ish-përfaqësuesi francez mund të përfundojë në Serie A.

Në fakt, interesim për Ribery ka shfaqur Fiorentina.

Francezi i dha fund eksperiencës 12 vjeçare me gjigantin bavarez në fillim të kësaj vere, ndërsa kishte mundësi ta vazhdojë karrierën në një kontinent tjetër.

Por, klubi Viola mund t’ia japë një shans Riberyt që të vazhdojë të luajë në nivele të larta në futbollin evropian.

Ribery është njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.

Loading...