Qyteti pak i njohur i Ipswich-it në Anglinë lindore, historikisht është krenuar për bujqësinë dhe futbollin, por tani, i gëzohet edhe një karriere yjore popi, atë të birit të tij më të famshëm, Ed Sheeran.

Rrugëtimi i makinerisë së hiteve globale drejt yjeve, nisi në qytetin pranë Framlingham-it, ku ai bëri edhe performancën e parë para rreth 30 personave. 14 vite më vonë, këngëtari ka kryer një turne ndërkombëtar 2-vjeçar, në të cilin ai ka luajtur për thuajse nëntë milionë njerëz, me katër kthime në shtëpi, pikërisht në Ipswich.

Një ekspozitë e titulluar “Made in Suffolk” sjell karrierëm e kantautorit që ka krijuar hite si “Shape of You”, që i dha atij një pasuri prej 194 milionë dollarësh.

Ekspozita flet edhe për vendosmërinë e tij për t’ia dalë mbanë në biznesin e muzikës dhe mbështetjen pa rezerva të prindërve. Një video montazh, ndjek udhëtimin e tij nga fëmijëria e hershme deri në rini, me fytyrën e tij rrumbullake dhe flokët e kuq, duke luajtur në piano, bas apo kitarë, gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë.

Karriera e Ed Sheeran-it nisi në 2011-n me albumin e parë, ndjekur nga një seri hitesh, mes të cilave “”Thinking out loud” dhe “Castle on the hill”.

Loading...