Prokuror kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit ka sjell Vendim për hedhjen poshtë të iniciativës për ndjekje penale të ngritur nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) kundër tre personave për vepër penale- keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, njoftojnë nga PTHP, duke theksuar se vendimi është sjell pasi është vepër penale e vjetruar.

“Kallëzimi i referohet shpalljes së publikuar për punësim të 30 nëpunësve gjyqësor në Gjykatën Themelore Shkupi 1- Shkup ku KSHPK ka vërejt lëshime gjatë punësimit të një personi në pozitën e bashkëpunëtorit më të ri gjyqësor. Megjithatë, prokurori publik pas pranimit të iniciativës për ndjekje penale të ish kryetarit të Gjykatës, kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe pranim të kandidatëve dhe të administratorit gjyqësor ka vlerësuar se ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë ndjekjen penale- vjetërsim, informojnë nga Prokuroria.

Nga PTHP kanë thënë se procedura për punësim ka përfunduar plotësisht në maj 2015.

“Për veprën penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve të nenit 353 paragrafi 1 të Kodit penal, ligjvënësi ka paraparë dënim me burg prej gjashtë muaj deri në tre vjet, ndërsa konform nenit 107, paragrafi 1, pika 5 e Kodit penal, ndjekja penale nuk mund të merret nëse kalojnë tre vjet nga kryerja e veprës penale që sipas ligjit mund të shqiptohet dënim me burg mbi një vit. Lidhur me këtë, vjetërsimi i veprës penale në lëndën ka qenë më së voni në maj 2018, derisa iniciativa për ndjekje penale nga ana e KSHPK është dorëzuar deri te PTHP- Shkup në qershor të vitit 2019, theksojnë nga PTHP.

Loading...
Global