Prokurori Burim Rustemi nga Prokuroria Themelore Publike është thirrur të jap dëshmi në Prokurorin për krim të organizuar për rastin “Reket”.

Nga Prokuroria Publike për MEDIAL-n konfirmuan se prokurori Rustemi është thirrur, por për shkak gjykimit të nesërm për lëndën për “TNT” ku ai e përfaqëson aktakuzën, ende nuk është saktësuar koha, kur do të merret në pyetje..

Në Prokurorinë për krim të organizuar nga fillimi i javës dëshmi për rastin “Reket” kanë dhënë prokuroret speciale Lile Stefanovska dhe Elizabeta Josifovska.

Prokurorja Lile Stefanovska së bashku me shefen e saj Katica Janeva u përmendën në bisedat dhe videot e incizuara që i ka publikuar edicioni online i  gazetës italiane “La Verita”, në lidhje me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.

Nga PP tani për tani nuk japin informata nëse dhe dhe kur do të thirret edhe Janeva.

Loading...