Kur u kthyen nga pushimet u përballën me një surprizë të hidhur, kasaforta ishte nxjerrë nga muri dhe ishte hapur me gur freksibël.

Brenda saj ishin 1600 euro dhe disa monedha floriri, mirëpo kasaforta nuk ishte hapur nga hajdutët, por nga djali 34-vjeçar i çiftit.

Historia e pazakontë vjen nga Poviglio, provincë e Reggio Emilia në Itali, ku një çift bashkëshortësh kërkuan ndërhyrjen e policisë, duke denoncuar vjedhjen.

Por hetimet zbuluan të vërtetën e hidhur! Djali, teksa prindërit ndodheshin me pushime, me gur freksibël, kishte thyer kasafortën duke shpenzuar çdo gjë me prostituta dhe videolojëra.

Kështu pas pyetjeve intensive, 34-vjeçari pranoi gjithçka, duke bërë që policia ta arrestonte, shkruan noa.al.

Kasaforta ishte nxjerrë nga muri ku bashkëshortët e mbanin të fshehur, ndërkohë që në banesë nuk kishte shenja sforcimi në dyer apo dritare, kështu që policia u përqendrua tek djali, deri kur zbuloi të vërtetën.

Loading...