Në muajin që lamë pas në Amerikë kanë ndodhur 25 arrestime të trafikantëve të njerëzve që kanë ndodhur përmes internetit.

Të gjithë këta të arrestuar kanë përdour internetin dhe aplikacionet telefonike për të kërkuar fëmijë. Në mës 25 të arrestuarve ishin 38 akuza paraprake dhe 15 dënime të tjera.

Andaj departamenti i Policisë së Oklahomës, kanë bërë thirrje jo vetëm në Amerikë por edhe në vendet tjera të cilat kanë qasje në këto aplikacione që do i gjeni të renditura më poshtë, raporton “The Hearty Soul”.

WhatsApp: Një aplikacion i mesazheve që lejon tekste, video dhe shpërndarje të fotografive me përdoruesit në mbarë botën, transmeton lajmi.net.

Bumble: Një aplikacion ku mund të takoni njerëz të ndryshëm dhe që lejon gratë të bëjnë kontaktin e parë. Ligji dhe forcat tregojnë se fëmijët dhe adoleshentët mund të krijojnë profile false me identitet dhe moshë false.

MeetMe: edhe ky aplikacion është për takime dhe që lidh njerëzit në bazë lokacionit.

Live.ME. Aplikacion i drejtpërdrejtë për të ndarë video me njerëzit

Ask.FM. Një aplikacion ku njerëzit bëjnë pyetje në mënyrë anonime.

SnapChat: Përdoruesit bëjnë dhe shpërndajnë foto, mesazhe dhe video. Dhe ky aplikacion ndanë lokacionin e përdoruesit.

Holla: Një aplikacion ku mundesh të shkruash me video që lejon përdoruesit të takohen brenda sekondash.

Calculator+: Policët kanë thënë se këto aplikacione përdoren për të fshehur foto, video dhe historinë e klikimeve.

Skout: Edhe ky aplikacion lejon që njerëzit të takohen me njërit tjetrin.

Badoo: Një aplikacion ku përdoruesit mund të bisedojnë dhe shpërndajnë foto dhe video në bazë lokacionit.

Kik: Jep akses të palimituara në mesazhe me të gjithë, dhe në çdo kohë.

Whisper: Një rrjet social anonim që i lejon përdoruesit të ndajnë sekrete me të panjohurit.

Hot or Not: Lejon përdoruesit të kontaktojnë me persona të panjohur.

Loading...