Prezantuesja Genta Cana është bërë sot nënë për herë të parë. Genta ka sjellë në jetë një vajzë në një prej spitaleve private të Prishtinës.

“Prive” bën të ditur se Genta dhe bashkëshorti i saj i kanë vendosur të bijës emrin Ella.

Pak orë para lindjes Genta postoi disa foto me barkun e rrumbullakosur dhe shkruante: “Është fundi i këtij udhëtimi të bukur. Vogëlushja ime është gati të njihet me botën”.

Në prill moderatorja u kurorëzua në martesë me partnerin e saj Noli, në një dasmë me 300 të ftuar.