Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai ka shkruar se kjo festë na kujton sakrificën që e bëjmë për veten dhe për të tjerët dhe nevojën për të qenë solidarë me njëri-tjetrin. Ai ka dhënë edhe mesazhe që qytetarët të tregojnë kujdes për shoqërinë dhe të dhurojnë dashuri e mirësi.

Postimi i plotë:

Në prag të festës së Kurban-Bajramit, besimtarëve të fesë islame u uroj të gjithë të mirat. Kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë, na kujton nevojën për të qenë solidarë me njëri tjetrin, të kujdesemi për çdo pjesëtar të shoqërisë, të dhurojmë dashuri e mirësi për të gjithë. Në këto ditë festash edhe më shumë dalin në dritë vlerat e shoqërisë sonë: toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare. Urime Festa e Kurban Bajramit. HTH

Loading...