Reperi Duda ka kërcënuar publikisht dy menaxherët e një klubi nate në Gjilan.

Albert Sylejmani dhe Lulzim Hajrizi janë etiketuar në një fotografi në Facebook nga ana e Dudës i cili u ka thënë atyre se ata ia kanë një gjak borxh atij, për shkak se Alberti dhe Lulzimi kanë organizuar një mbrëmje muzikore në Gjilan me reperin Unikkatil, që cilësohet si armik i Dudës.

Syri.net Kosova, ka kontaktuar me policinë në Gjilan, për të pyetur se a kanë pranuar ndonjë padi nga dy të kërcënuarit në lidhje me këtë rast.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në Gjilan, tha për Syri.Net Kosova se nuk kanë pranuar asnjë ankesë të tillë.

“Deri më tani nuk kemi pranuar asnjë ankesë. Askush nuk e ka paditur Burim Osmanin i njohur si Duda” ka thënë ai.

I pyetur se a mund të arrestohet Duda pasi kërcënimi është publik, Hashani ka sqaruar formën se si shkon kjo procedurë.

“Nëse i kish kërcënu me fjalët “Ka me të vra” ose “ka me të therr” atëherë Prokuroria besoj ish merr me rastin. Por, në këtë rast, kërcenimi me “Një gjak borxh ma keni” nuk e identifikon një person se për kë bëhet fjalë” ka thënë Hashani!

Image