Mesfushori francez duket se e ka ndërruar mendjen dhe dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”

Paul Pogba thotë se është i lidhur fort me Manchester Unitedin, përkundër faktit se gjatë verës flitej për një largim të tij nga “Old Traffordi”,
Përfaqësuesi francez në fund të sezonit të kaluar kishte thënë se nuk është i lumtur në klub dhe se është i gatshëm për një sfidë të re pas tre sezonesh të kaluar në Premierligë.

Megjithatë, pasi nuk mundi ta gjente një klub serioz për sezonin e ardhshëm, duket se ish-futbollisti i Juventusit është kthyer mbrapshtë.

Real Madridi dhe Juventusi shiheshin si klube të ardhshme të Pogbas, por deri tash nuk kishte asgjë konkrete.

Sidoqoftë, Pogba është i fokusuar për momentin totalisht në Manchester.

Loading...