Menaxheri i Spurs, Mauricio Pochettino i ka telefonuar Philippe Coutinhos për ta bindur atij që ti bashkohet klubit që ai menaxhon

Sipas burimeve të Sky Sports, klubi nga Londra Veriore mbesin favorit për të nënshkruar me plejmejkerin e Brazilit, i cili konsiderohet tepricë në Camp Nou.

Coutinho fillimisht i është ofruar rivalit të Spurs, Arsenalit por kjo skuadër është e përqendruar më shumë në transferin e një qendërmbrojtësi, sidomos pas largimit të Laurent Kosielnyt nga Londra.

Coutinho kishte kaluar gjashtë muaj të suksesshëm në huazim nën urdhrat e Pochettinos kur ky i fundit ishte menaxher në Espanyol më 2012, duke shënuar pesë gola në 16 paraqitje.

Mendohet se disa skuadra mund të paguajnë 80 milionë funte aq sa kërkon Barça për ish mesfushorin e Liverpoolit, për të cilin paguan 142 milionë funte në janar të 2018-ës.

Tottenham ka nevojë për një mesfushorë si Coutinho pasi që nga kjo skuadër pritet të largohet Christian Eriksen, për të cilin interesohen Manchester United dhe Real Madrid.