Barazimi 2-2 mes Bayern Mynih dhe Hertha Berlin në “Allianz Arena” ka lënë pasoja te skuadra bavareze. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, në dhomat e zhveshjes së skuadrës kampione të Gjermanisë ka patur polemika dhe debate me tone të ashpra pas barazimit.

Debati më i madh ka qenë ai mes trajnerit Niko Kovac dhe mbrojtësit Joshua Kimmich. Ky i fundit ka ngritur zërin karshi trajnerit, duke i kërkuar llogari për zëvendësimet e kryera më shumë vonesë (vetëm dy zëvendësime në minutat 85 dhe 87).

Trajneri ka replikuar ashpër me lojtarin, duke bërë që tensioni të jetë i lartë. Polemikat kanë vijuar edhe sot, me portugezin Renato Sanchez që ka ngritur zërin në media, duke kërkuar më shumë hapësira dhe se ndihet i trishtur në Mynih.

Loading...