Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se dje në orët e mëngjesit ka arrestuar një shtetas serb dhe dy turq.

Arrestimi ishte bërë për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë në pikën kufitare Tabanovc, derisa po hynin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shtetasi serb N.ZH. (39) ishte përfshirë në një përleshje me dy shtetasit turq S.E. (42) dhe S.H. (40) në pikën kufitare. Kësaj përleshje i kishte paraprirë një aksidenti në komunikacion.

Të përfshirët në përleshje, janë dërguar në SPB-Kumanovë për ndjekjen e procedurave.