Teksa sezoni i ri televiziv është shumë afër, personazhet e njohur të ekranit kanë nisur që të zbulojnë për fansat e tyre, projektet e reja dhe se ku do i shohin së shpejti.
Një ndër to është edhe moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Alketa Vejsiu, e cila së fundmi ka ndarë me fansat e saj një surprizë të madhe.
Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka treguar se më 15 shtator do të nisë emisioni i përvitshëm “Dance With Me” dhe deri më tani janë zbuluar disa nga konkurrentët.