“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij gjatë konferencës së djeshme në asnjë moment nuk ka bërë diskreditimin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe as që ka për qëllim të sulmoj institucionet kompetente dhe të përzihet në procedurat penale të cilat janë në rrjedhë. Potencojmë se Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij ka shprehur mbështetjen e plotë për institucionet kompetente, a posaçërisht për Prokurorinë dhe gjykatën dhe ka nënvizuar se do të bëj çmos që ti mbroj nga presionet eventuale gjatë zbatimit të hetimit dhe zbardhjen e plotë të rastit “Reket”, thonë nga Kabineti i Pendarovskit.

Nga Kabineti i presidentit Pendarovski edhe njëherë theksojnë se është e nevojshme zgjidhje sa më e shpejtë e rastit ‘reket”, duke pas parasysh parimin e prezumimit të pafajësisë.

dhuro
Loading...
Global