Liverpool është fitues i Superkupës së Evropës.

Liverpool ka fituar Superkupën e Evropës duke mposhtur Chelsean pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5:4.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1:1 kurse vazhdimet përfunduan 2:2 duke bërë që fituesi të përcaktohej me penallti.

Futbollisti i ri Abraham humbi penalltinë e fundit tek Chelsea duke sjellë trofeun tek “Reds”, transmeton lajmi.net.

Chelsea kaloi e para në epërsi me golin e Olivier Giroud në pjesën e parë.

Por, Liverpool u rikthye në lojë në fillim të pjesës së dytë me golin e Sadio Mane. Pjesa e rregullt e ndeshjes u mbyll 1:1 duke e dërguar duelin në vazhdime.

Mane realizoi sërish në vazhdime duke afruar “Reds” tek fitorja.

Por, Chelsea barazoi shifrat nëpërmjet Jorginhos nga penalltia duke bërë që fituesi të përcaktohej nga 11 metërshat.

Loading...
Global