Rihanna ka incizuar këngën e re.

Rihanna ka kohë që është tërhequr nga muzika, për të punuar rreth bizneseve të saj, përfshirë linjën e modës dhe kompaninë e kozmetikës, shkruan Elle.

Thuhet se këngëtarja ka incizuar këngën e re në kompaninë “BMI”, ndërsa titulli i saj është “Private Loving”.

Tekstin e këngës thuhet se e ka shkruar vetë këngëtarja në bashkëpunim me Demarco dhe do të jetë singli i saj i parë që nga albumi që e lansoi më 2016.

Ka kohë që fansat po e presin këngën e re të kësaj artisteje, ndërsa Rihanna ka lënë të kuptohet se është e gatshme të rikthehet në skenë.

Loading...