Pas Shqipërisë, tërmete të forta kanë lëkundur edhe dy qarqe të Kosovës.

Mësohet se Prizreni është goditur me tërmet 4.2 ballë të shkallës Rihterit, ndërsa Dragashi me 3.9 ballë.

Ndërkohë ende nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.

Kujtojmë që gjatë pasdites së sotme lëkundjet kanë prekur Shqipërinë me epiqendër Fushë Arrëzin.

Loading...