Edhe pse kishte kundërshtime te medha nga qarqe ekstremiste maqedonase, fale kontributit te ish ministrit të kultures, Asaf Ademi, pas 200 viteve u rinovua xhamia e Ali Pashës në Ohër. Kundërshtimet ishin për shkak të ndertimit te minares se xhamisë, por falë kembëngulësisë, ato u tejkaluan. Xhamia tani është në funksion dhe neser, pas shumë viteve dhe dekadave, në këtë xhami të rinovuar besimtarët muslimanë do të falin namazin e Bajramit.

“Ohri, i bukur si kurrë më parë”, ka komentuar sot, një ditë para Kurban Bajramit ish ministri Ademi.