Nga videoja e publikuar sot në median italiane, shihet qartë se të dyshuarit në rastin “Zhvatja” jo vetëm që kanë jetuar një jetë luksoze, por luksi i ka shoqëruar ata edhe në veprat e dyshuara kriminale. Bojan Jovanovski dhe Zoki Kiçeec, sipas kësaj videoje duket se kanë qenë të kujdesshëm që edhe mjetet me të cilat e kanë kryer krimin të mos jenë dosido, por brend botëror dhe me vlerë astronomike, shkruan SHENJA.

Në pamjet ku numërohen dhe grumbullohen paratë që i janë marrë biznesmenit Jordan Kamçev vërehet një çantë e markës “Louis Vuitton” që kushton 7.800 dollarë amerikan. Në video shihet se edhe garderoba, si dhe aksesorët që bart Boki 13 janë nga ata të shtrenjtat me të cilat shpesh herë është paraqitur edhe në skena të ndryshme.