Mesditën e sotme një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Korçë-Bilisht.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Kuç i Zi, ku një mjet tip autobus me drejtues shtetasin Xh.K është përplasur me një mjet tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin A.H.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i mjetit tip “Mitsubish” dhe 2 pasagjerët që udhëtonin në mjet.

Ata janë transportuar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore por ende nuk dihet gjëndja shëndetsore e tyre.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.