Portalet maqedonase kanë publikuar pamje nga rrahja fizike në lagjen Lisiçe, ku u ther për vdekje një 17 vjeçar.

Video është bërë nga banorët e banesave përreth, ndërsa policia më herët njoftoi se autori i vrasjes është arrestuar.

“35 minuta pas mesnate në SPB është denoncuar se në rrugën “Fevruarski pohod” në lagjen Lisiçe në Shkup ka pasur zënkë mes disa personave me A.T (18), i cili ka qenë në shoqëri me K.D (17), e cila më pas ka vazhduar edhe me rrahje zike”. “Në një moment A.T ka nxjerrur thikën dhe i ka shkaktuar plagë N.H (17), i cili me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në klinikën Nënë Tereza për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë”, thanë nga MPB

Flower

Loading...