Pak orë para koncertit, Duda kërcënon Unikkatilin: S’ka bir nane që e shuan belanë nëse ai hyp në skenë

Janë tensionuar gjakrat mes labelit DG Army dhe TBA, pasi sonte në Gjilan pritet të përformojë reperi i njohur Unikkatil, shkruan “Bota sot”.
Ai do të mban koncert në Gjilan, në vendlindjen e reperit DUDA, që i takon grupit DG Army.
Mirëpo Duda përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të mos e lejojnë Unikkatilin të ngjitet sonte në skenë, teksa ka thënë se nuk ka kush që e shuan belanë.
Postimi i plotë: